RRETH PROJEKTIT

Barazia gjinore është një kërkesë thelbësore në një shoqëri demokratike. Të gjitha grupet shoqërore duhet të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të realizojnë kapacitetet e tyre në të gjitha sferat e jetës. Në Shqipëri, vazhdon të ketë një hendek të konsiderueshëm midis
pjesëmarrjes së grave dhe burrave në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike. Gratë nuk kanë standardin e ndërgjegjësimit për të drejtat e tyre, janë shpesh më të tërhequra në krahasim me burrat, kanë frikë të flasin dhe të denoncojnë dhunën në familje, etj. Kjo vjen nga një histori e një shoqërie patriarkale, sipas së cilës roli i vetëm i grave në shoqëri është të jenë nëna shtëpiake dhe nuk është nevoja që ato të arsimohen dhe të pajisen me aftësi të tregut të punës. Shkaku kryesor i një mangësie të tillë fillon që nga pabarazia gjinore, e deri tek mungesa e kapaciteteve dhe programeve të institucioneve arsimore për t’u siguruar brezave informacion të saktë në lidhje me procesin e demokratizimit, në të cilin gratë dhe burrat janë të barabartë.
 

Në këtë kuadër, Qendra Europiane në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim dhe Integrim Europian (CEDI), me mbështetjen financiare të Fondit Kanadez për Nisma Lokale (CFLI) janë duke zbatuar projektin “Ne mundemi! – Fuqizimi i grave në jetën sociale, ekonomike dhe
politike nëpërmjet inovacionit”. Qëllimi i projektit është të adresojë dhe të luftojë hendekun midis pjesëmarrjes së burrave dhe grave në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike, duke rritur njohuritë mbi barazinë gjinore dhe mbrojtjen ndaj diskriminimit për grupe të ndryshme të synuara, përmes inovacionit. Kështu, konsorciumi është angazhuar për zhvillimin e trajnimeve me stafin e institucioneve lokale në gjashtë qytete të Shqipërisë 1 , si dhe për krijimin e këtij aplikacioni, i cili do të përmbajë informacion mbi tematikat:

  • Të drejtat dhe liritë themelore në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Barazia gjinore: të drejtat e grave për të mos u diskriminuar;
  • Edukimi dhe punësimi.

Aplikacioni do të prezantohet në 3 evente lançuese me studentë të qytetit të Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës, si dhe do të shoqërohet me një video prezantuese dhe fletëpalosje informuese, për ndërgjegjësimin e qytetarëve për masën e ndërmarrë.

Video e fundit – Kliko për më shumë

QENDRA EUROPIANE

Qendra Europiane është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i Qendrës është të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, me një fokus të veçantë në standardet e të drejtave të njeriut, në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qendra zhvillon aktivitetin
e saj në 4 shtylla kryesore: Të drejtat e njeriut, Shteti i së drejtës, Integrimi Europian si dhe Demokracia e qeverisja e mirë. Qendra kujdeset që në implementimin e projekteve të saj të përfshijë grupe të marxhinalizuara si: fëmijë, gra, persona me aftësi të kufizuara, komunitetin Rom dhe Egjiptian dhe persona me pamundësi të tjera, si dhe të përfshijë gjeografikisht të
gjithë qytetet e njësitë administrative të Shqipërisë.

Elbasan, Lushnjë, Pogradec, Korçë, Shkodër, Koplik.

RRETH PROJEKTIT

Barazia gjinore është një kërkesë thelbësore në një shoqëri demokratike. Të gjitha grupet shoqërore duhet të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të realizojnë kapacitetet e tyre në të gjitha sferat e jetës. Në Shqipëri, vazhdon të ketë një hendek të konsiderueshëm midis
pjesëmarrjes së grave dhe burrave në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike. Gratë nuk kanë standardin e ndërgjegjësimit për të drejtat e tyre, janë shpesh më të tërhequra në krahasim me burrat, kanë frikë të flasin dhe të denoncojnë dhunën në familje, etj. Kjo vjen nga një histori e një shoqërie patriarkale, sipas së cilës roli i vetëm i grave në shoqëri është të jenë nëna shtëpiake dhe nuk është nevoja që ato të arsimohen dhe të pajisen me aftësi të tregut të punës. Shkaku kryesor i një mangësie të tillë fillon që nga pabarazia gjinore, e deri tek mungesa e kapaciteteve dhe programeve të institucioneve arsimore për t’u siguruar brezave informacion të saktë në lidhje me procesin e demokratizimit, në të cilin gratë dhe burrat janë të barabartë.

 

QENDRA EUROPIANE

Qendra Europiane është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në qershor 1999, e cila e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Misioni i Qendrës është të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, me një fokus të veçantë në standardet e të drejtave të njeriut, në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qendra zhvillon aktivitetin
e saj në 4 shtylla kryesore: Të drejtat e njeriut, Shteti i së drejtës, Integrimi Europian si dhe Demokracia e qeverisja e mirë. Qendra kujdeset që në implementimin e projekteve të saj të përfshijë grupe të marxhinalizuara si: fëmijë, gra, persona me aftësi të kufizuara, komunitetin Rom dhe Egjiptian dhe persona me pamundësi të tjera, si dhe të përfshijë gjeografikisht të
gjithë qytetet e njësitë administrative të Shqipërisë.

Elbasan, Lushnjë, Pogradec, Korçë, Shkodër, Koplik.

QENDRA PËR ZHVILLIM DHE INTEGRIM EUROPIAN

Qendra për Zhvillim dhe Integrim Evropian (CEDI) është një organizatë e shoqërisë civile, e themeluar në vitin 2020 nga një grup personash të motivuar dhe me eksperiencë në fushën e menaxhimit të projekteve. CEDI synon të japë kontribut në çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut, veçanërisht me grupet e marxhinalizuara, fëmijët, gratë dhe vajzat. Misioni ynë është promovimi i realiteteve evropiane, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kontribuimi me vlera dhe standarde evropiane në demokracinë dhe qeverisjen e mirë.

FONDI KANADEZ PËR NISMA LOKALE

Fondi Kanadez për Nisma Lokale (CFLI) është një fond unik, për vetë faktin se shumica e projekteve hartohen dhe zbatohen nga organizata të vogla, lokale të shoqërisë civile. Këto organizata janë në dijeni të nevojave dhe prioriteteve lokale dhe janë në gjendje dhe të gatshme për t’iu përgjigjur atyre. Kjo rrit ndikimin e përgjithshëm të projekteve dhe forcon
angazhimin në problematika të rëndësishme lidhur me prosperitetin dhe mireqënien e komuniteteve lokale.
Fondi Kanadez për Nisma Lokale (CFLI) mbështet rreth 600 projekte çdo vit. Këtu përfshihen një sërë iniciativash që nga trajnimi i monitoruesve të zgjedhjeve lokale, tek përmirësimi i rezistencës së komuniteteve ndaj efekteve të ndryshimeve klimaterike, deri tek mbështetja e përfshirjes së grave në negociatat lokale për paqe. Duke mbështetur grupet lokale të cilat
ndoshta nuk mund të përfitojnë financime nga donatorë të mëdhenj, CFLI ndihmon organizatat lokale të shoqërisë civile të lulëzojnë dhe të kenë sukses.