Pas një serie diskutimesh me përfaqësues të gjashtë Bashkive në vend, dolëm në disa sugjerime për fuqizimin e grave dhe vajzave, si më poshtë:

PËRMIRËSIMI I KLIMËS SË PUNËSIMIT TË FEMRAVE NË SHQIPËRI  

Ndërhyrjet që synojnë fuqizimin e grave dhe vajzave dhe rritjen e pjesëmarrjes tyre në tregun e punës duhet të përqendrohen në: 

  • shtimin e mundësive për trajnim dhe kualifikime; 
  • ofrimin e mundësive të kujdesit për fëmijët në komunitet, si kopshte dhe çerdhe; 
  • promovimin dhe punësimin e grave në institucione të nivelit vendor dhe qendror; 
  • rritjen e kontributit/ndihmesës së burrave në shtëpi punët e shtëpisë; 
  • krijimin e shtysave për gratë që ato të hapin bizneset e tyre, dhe 
  • krijimin e mundësive që gratë të punojnë nga shtëpia.

       

      Ndërhyrjet që synojnë rritjen e ndihmesës së djemve dhe burrave në familje duhet të përqendrohen në: 

      • përfshirjen e burrave dhe djemve në punët e shtëpisë; 
      • nxitjen e burrave dhe djemve që të marrin përsipër përgjegjësi të kujdesit për fëmijët; dhe mbështetjen e lejes së atësisë.
      • edukimi i djemve që në moshë të vogël mbi edukimin gjinor dhe barazinë në shoqëri; 
      • ndërgjegjësim i  anëtarëve të familjes që nuk i lejojnë gratë të punojnë;
      • rritja e mbështetjes së shtetit për gratë; 
      • ndryshimi i qëndrimeve të shoqërisë ndaj rolit të grave në shoqëri. 
      Bashkia Korçë

      a. Mbeshtetje financiare për gratë në sektorin e artizanatit

      b. Zgjatje e orareve të punës së çerdheve/kopshteve dhe transportit publik, si zgjidhje

      optimale që lejon gratë të marrin fëmijët e tyre pas orarit të punës

      c. Ulje e orëve shtesë apo subvencionim të tyre (privat/publik)

      d. Kritere më të ulëta për të njëjtin pozicion pune për gratë.

      Bashkia Lushnje

      a. Krijimi i një politike në rang qendror dhe vendor (sipas nevojave specifike) për punësimin e grave të grupmoshave mbi 40 vjeç

      b. Asistencë më e madhe nga organet vendore për procedurat e aplikimit për punë

      c. Një paketë informative për nismat individuale (sipërmarrjet e grave)

      d. Përfiitimi i granteve të vogla për të fuqizuar nismat individuale.

      Bashkia Malësi e Madhe

      a. Programe ndërgjegjësuese për të ndryshuar mentalitetin “Gratë nuk duhet të punojnë” “Gratë duhet të kujdesen për punët e shtëpisë, fëmijët dhe familjen”

      b. Programe punësimi në formën e paketave duke iu përshtatur profilit të komuniteteve që
      jetojnë rrotull bashkisë

      c. Shtimi i inspektimeve dhe forcimi i masave ndaj punëdhënësve të padrejtë, qoftë në
      sektorin publik apo në atë privat.

      Bashkia Pogradec

      a. Komuniteteve rome dhe egjiptiane t’u jepen mundësi të barabarta me ato të komuniteteve të tjera

      b. Subvencionim qendror apo vendor i çerdheve/kopshteve për zgjatjen e orarit të punës

      c. Rritje e kapaciteteve të zyrës së punës.

      Bashkia Shkodër

      a. Komunitetet rome dhe egjiptiane të kenë mundësi të barabarta punësimi

      b. Aksesim më i volitshëm në tregun e punës për zonat rurale

      c. Shtim i orëve për transportin publik

      d. Ndërmjetësim më aktiv nga institucionet publike me bizneset për të punësuar pjestarë të
      komuniteteve të ndryshme me synim kryesor bujqësinë dhe blegtorinë

      e. Paketa fiskale të posaçme për komunitete të ndryshme, kryesisht në rrethinat e qytetit.

      Bashkia Elbasan

      a. Të ketë një shpërndarje të drejtë të zyrave të punës në të gjithë territorin e bashkisë

      b. Mundësia e krijimit të një zyre lëvizëse AKPA për të kuptuar më mirë nevojat e komuniteteve të veçanta (me synim kryesor zonat rurale).